Veliaj gënjen dhe e kthen në qesharake çështjen e tij
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Erion Veliaj e ka nisur sagën e tij të gënjeshtrave që prej momentit që përfundoi pas prangave për dy vepra mjaft të rënda.
Pas arrestimit të tij nisën gënjeshtrat e njëpasnjëshme dhe goditjet ndaj drejtësisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve. Me një gjuhë rrugaçërore, gati kriminale, kërcënonte, shantazhonte, shante, fyente prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes së tij. Sot, Erion Veliaj, pas 48 orësh ka dalë me një reagim dhe ka thënë që i është stisur dosja.
Pra, se sipas tij është në burg se janë stistur përgjimet, se ai vetëm është shfrenuar në ato që ka folur me vëllain dhe gruan, se prokurorët i kanë bërë përgjime dhe i kanë bërë një dosje tjetër.
Erion Veliaj është në burg pas vendimit të gjykatës për korrupsion për të paktën në nëntë raste dhe gjithashtu akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale dhe është me tre vendime gjykatash.
Dje ka marrë vendim në formë të prerë Apeli në lidhje me akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, duke i lënë në fuqi sot masën e sigurisë arrest me burg.
Erion Veliaj nuk është në burg sepse u përgjua duke shfryrë në telefon me gruan dhe vëllain. Jo, ai është në burg për korrupsion. Ai po përpiqet që ta bëjë qesharake çështjen e tij ashtu siç ditë më parë tallej apo i kalonte në banale çështjet e tij të korrupsionit duke u përpjekur që të fshihte të vërtetën e shitjes së një makine me çmim trefish më shumë apo qarkullimin e 140 mijë eurove në jastëkë nëpër Tiranë apo paratë dhe d që i jepeshin Ajolës nëpërmjet të tretëve nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet urdhër-pagesave të firmosura nga Erion Veliaj.
Prandaj e vërteta është se Erion Veliaj nuk është në burg as se i kanë përgjuar telefonin me vëllain dhe as se i kanë përgjuar telefonin me gruan.
Erion Veliaj është në burg për korrupsion me vendim të Apelit dhe po qëndron atje me masë sigurie me burg për shkak të rrezikut se mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët.
Tani Erioni duhet të gjejë qetësinë dhe nga burgu, të presë ditët dhe orët e gjykimit të tij derisa gjykata të japë vendimin përfundimtar për akuzat e ngritura ndaj tij./ CNA
