Dule: Opozita në rrugën për të fituar zgjedhjet, Rama me sektin e tij as koalicioni nuk formon dot
I ftuar në Ora News, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se kanë një luks partitë e mëdha që e kanë të garantuar mbijetesën parlamentare, ndërsa forcat e vogla u duhet garantuar kjo jetesë.
Dule: Edhe partitë e tjera kanë kandidatë në të dyja listat. Kanë një luks partitë e mëdha që e kanë të garantuar mbijetesën parlamentare, ndërsa forcat e vogla u duhet garantuar jetesa parlamentare duke kompensuar padrejtësisë e Kodit Zgjedhor. PS-ja bëri lëvizje të njëanshme për të vendosur forcat politike në kushte të pabarabarta.
PS-ja nuk mund që të krijojë një koalicion sepse tashmë është vetëm një sekt politik. Ndërsa koalicioni ynë i ka rezistuar një stuhie përçarëse nga qeveria. Jemi në premisat më të mira për të krijuar qeveri nesër, dhe prandaj kanë reagime që vijnë nga Rama.
