Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kundërshtojnë kërkesën për të punuar të shtunat dhe…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 11:06
Minatorët e minierës së Bulqizës kanë vijuar bojkotimin e punës edhe këtë të martë.
Ata kundërshtojnë urdhrin e kompanisë për të punuar edhe ditët e shtuna, në kundërshtim me kontratën e punës. Po ashtu, minatorët kërkojnë që të bëhet rritja e rrogës siç ishte planifikuar në fillim të muajit Janar.
Për shkak se nuk i lejojnë të grumbullohen, minatorët e kompanisë Yıdırım Holding kanë zgjedhur si formë proteste bojkotimin e punës.
