Pasi sqarohen ndërmjet vete, Laerti puth në ballë Valbonën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 16:50
Valbona dhe Laerti kanë pasur ndërmjet vete një diskutim goxha të tensionuar.
Dyshja ka debatuar rreth ndikimit të banorëve të tjerë në lidhjen e tyre, me theks të veçantë duke përmendur Rozanën.
Valbona e ka akuzuar Laertin se po lejon Rozanën të hyjë midis tyre, duke shtuar se edhe po e manipulon situatën.
Por, pas këtij debati, dyshja ka bërë paqe.
Ishte Laerti ai që mori Valbonën në krahët e tij dhe e puthi atë në ballë.
