Nga Bob Marley te Kylie Minogue, “zbulohen” këngët e preferuara të Mbretit Charles

Një program i ri muzikor në Apple Music Radio ka zbuluar një përzgjedhje këngësh të preferuara nga mbreti Charles III, duke përfshirë këngë të këngëtarëve si Bob Marley, Grace Jones, Kylie Minogue dhe Raye.

Bob Marley, Raye dhe Kylie Minogue janë ndër muzikantët që mbreti Charles i Britanisë përzgjodhi për kolonën e tij të re zanore, ”The King’s Music Room”.

Si pjesë e festimeve për Ditën e Commonwealth, Charles zbuloi një listë me 17 këngë nga artistë të cilat ai tha se i kishin sjellë gëzim, madje e kishin bërë të kërcente.

Sipas Mbretit Charles, kjo është një “mënyrë interesante dhe inovative” për të festuar këtë ditë dhe për të ndarë këngët që e kanë shoqëruar në jetë.

“Gjatë gjithë jetës sime, muzika ka një rëndësi të madhe për mua. E di që është edhe rasti për shumë të tjerë. Kenga ka atë aftësi të jashtëzakonshme për të sjellë kujtime të lumtura që vërshojnë nga skutat më të thella të kujtesës sonë, për të na ngushëlluar në kohë trishtimi dhe për të na çuar në vende të largëta”, tha më parë Mbreti Charles.

Në të kaluarën, mbreti ka përmendur se i pëlqejnë edhe këngët e artistëve si, Barbra Streisand, Edith Piaf, Leonard Cohen etj...

Ai gjithashtu zgjodhi këngën e këngëtares amerikane Diana Ross “Upside Down”, të cilën ai tha se ishte e preferuara dhe kur ishte më i ri ishte e pamundur të mos kërcente nën ritmet e kësaj kënge.

E regjistruar në Buckingham Palace, “The King’s Music Room” transmetohet në radio të hënën dhe të martën Apple Music 1 dhe Apple Music Hits.