Reperi Yung Filly deklarohet i pafajshëm, por gjykata ende nuk ka folur
Reperi britanik Yung Filly, i ka mohuar akuzat e shumëfishta për sulme seksuale në Australi.
Emri i vërtetë i të cilit është Andres Felipe Valencia Barrientos, u shfaq për herë të parë para Gjykatës së Magjistraturës në Australi, të martën.
Para togave të zeza ai u deklarua i pafajshëm për tre akuza të ngritura ndaj tij, që kanë të bëjnë me lëndime trupore dhe 4 raste për përdhunim.
Barrientos, i njohur gjerësisht me emrin e artit Yung Filly, do të dalë përballë një gjykate më të lartë më 13 qershor 2025, për të vazhduar procesin ligjor.
Reperi ka qenë në liri me kusht që nga tetori 2024, pas dyshimeve për një sulm seksual të supozuar ndaj një gruaje të re, rreth të 20-ve, në dhomën e tij të hotelit. Sulmi dyshohet të ketë ndodhur më 28 shtator 2024.
Yung Filly është i njohur për bashkëpunimin e tij me kolektivin YouTube Beta Squad, si dhe për prezantimin e shfaqjeve në BBC Three. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në emisione të tjera të njohura.
Në vitin 2021, ai fitoi një çmim Mobo për personalitetin më të mirë të medias.

