Shefat e ushtrisë së BE-së takohen për të diskutuar paqeruajtjen për Ukrainën
Shefat e shtabit të ushtrisë nga shumë vende që mbështesin Ukrainën do të takohen sot në Paris për të diskutuar vendosjen e trupave – për të siguruar një marrëveshje të mundshme paqeje midis Kievit dhe Moskës.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka organizuar takimin ku pritet të marrin pjesë Gjermania, Britania e Madhe dhe Polonia. Lista e plotë e pjesëmarrësve nuk është publikuar paraprakisht.
Franca dhe Britania e Madhe kanë nxitur idenë e një force paqeruajtëse evropiane për javë të tëra, edhe pse Ukraina dhe Rusia nuk kanë diskutuar ende një marrëveshje armëpushimi.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot i tha gazetës “Le Parisien” se bisedimet e planifikuara të ushtrisë kishin të bënin me përcaktimin e forcave që do të duhej të dislokoheshin për të siguruar paqen dhe arritjen e mbështetjes afatgjatë për ushtrinë ukrainase.
Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu ka hedhur gjithashtu idenë për përdorimin e depove të armëve në Evropë, të cilat mund të shërbejnë për të furnizuar Ukrainën pas një armëpushimi në rast të rikthimit të një krize.
Deri më tani, nuk ka plane për të informuar shtypin për rezultatet e takimit.
Ministrat e Mbrojtjes nga pesë shtetet kryesore të NATO-s do të takohen nesër në Paris për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën.

