Macron dënon përpjekjet e Kremlinit për të destabilizuar Moldavinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 22:11
Presidenti francez, Emanuel Macron, ka dënuar përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Moldavinë.
Këtë deklaratë Macron e bëri në një takim që zhvilloi sot me homologen moldave Maida Sandu.
“Moldavia, hapësira ajrore e së cilës dhunohet shpesh nga dronët dhe raketat ruse, duhet gjithashtu të përballet me përpjekjet destabilizuese të Rusisë që synojnë kryesisht institucionet demokratike të vendit tuaj” tha Macron.
