8 Marsi, presidenti Begaj: Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 09:36
Presidenti Bajram Begaj, uroi sot të gjitha gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, duke i cilësuar ato forcën e vërtetë të jetës së shoqërisë sonë.
Në një mesazh të posaçëm në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Presidenti Begaj përcolli urimin bashkë me foto të takimeve të tij me zonja gjatë vizitave nëpër Shqipëri apo në pritjet e zhvilluara në Institucionin e Presidentit.
“Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë!”, shkroi Presidenti në rrjetet sociale.

