Aksident në Tiranë/ Pas përplasjes me makinën, përmbyset ambulanca, disa të lënduar në Laprakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2025, 08:45
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë, te vendi i quajtur Kupola.
Një ambulancë është përplasur me një automjet, e për pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona.
Mësohet se të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

