VIDEO/ G Bani-Ledionit: Po m’rreni për me më nxjerr

Prime-n e djeshëm G Bani u skualifikua nga gara e “BBVA4” me justifikimin se babai i tij ishte në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Pasi G Bani u përball me lajmin ai u mbush në lot dhe ky reagim bëri xhiron e rrjetit.

Mirëpo diçka ka dalë zbuluar.

Këngëtarin e pezulloi fjalori dhe sjellja e tij e pahijshme në shtëpinë e “BBVA4” dhe jo gjendja shëndetësore e babait të tij.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj, dhe jo vetëm, ka postuar momentin kur G Bani dhe Ledioni ecin drejt derës kryesore për të lënë shtëpinë.

Në këtë moment, G Bani dëgjohet teksa i drejtohet Ledionit: Është rren për me më nxjerr.

Mesa duket dhe G Bani e ka kuptuar se gjithçka u bë nga ana e produksionit në mënyrë që atij mos t’i prishet më shumë imazhi.

Në këtë këndvështrim e ka parë dhe gazetarja në fjalë situatën.