NGA OSCAR TEK OLIVER! Aktori Adrien Brody kandidat për çmimin e Teatrit në Britani

Aktori Adrien Brody po shënon vetëm suksese! Pas Oskarit për rolin në filmin The Brutalist, ai është mes të nominuarve për çmimin prestigjioz "Olivier" në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktori amerikan Adrien Brody, është nominuar për çmimin Olivier, më prestigjiozi i vlerësimit të teatrit në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm disa ditë pas shpalljes së tij si aktori më i mirë në ceremoninë e Oskarëve.

Brody u shfaq në skenën e Londrës vitin e kaluar në shfaqjen "The Fear of 13", pak para fillimit të sezonit të çmimeve të filmit, ku ai fitoi çmimet “Bafta”, “Golden Globe” dhe “Academy Award” për rolin e tij në filmin “The Brutalist”.

Në shfaqjen “The Fear of 13”, Brody portretizoi Nick Yarris, një burrë, i cili u dënua gabimisht për vrasje dhe kaloi 22 vjet në “Death Row”.

Shfaqje të tjera që janë në garë këtë vit për çmimet Olivier përfshijnë "Kioto", "Shifters", "Giant" dhe "The Years", të cilat kanë secila nga pesë nominime. Romola Garai ka dy nominime, duke u përballur me veten në kategorinë e aktores më të mirë dytësore për rolet e saj në "Giant" dhe "The Years".

Muzika “Fiddler On The Roof” ka marrë më së shumti nominime këtë vit, duke arritur në 13 nominime, përfshirë atë për ringjalljen muzikore më të mirë.

Ky është një rekord i barabartë për më shumë nominime, pasi muzika "Hamilton" gjithashtu mori 13 nominime në vitin 2018.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Olivier do të zhvillohet të dielën, më 6 prill, në Royal Albert Hall, dhe do të pritet nga kantautori Beverley Knight dhe aktori dhe këngëtari Billy Porter.

Në listën e nominuarëve për këtë vit përfshihen gjithashtu emra të njohur si John Lithgoë, i cili është nominuar për aktorin më të mirë për rolin e Roald Dahl në shfaqjen "Giant", si dhe Lesley Manville, Ben Whishaë, Imelda Staunton, Meera Syal, Billy Crudup, Mark Strong dhe Paapa Essiedu, të cilët janë të nominuar për kategori të ndryshme aktoriale.