Tregoi “dhimbjen reale” të hebrejve! Jesse Eisenberg merr nënshtetësinë e Polonisë si vlerësim për filmin
Aktori i njohur amerikan, Jesse Eisenberg, ka marrë nënshtetësinë polake në shenjë nderimi për kontributin për ti prezantuar botës historinë e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore në filmin “A Real Pain” , fitues i cmimit Oskar
Aktori amerikan Jesse Eisenberg ka marrë nënshtetësinë polake nga presidenti Andrzej Duda, pasi tregoi botës historinë e popullatës hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore në filmin e tij fitues të çmimit Oskar "A Real Pain".
Eisenberg shkroi, drejtoi dhe luajti në një film për dy kushërinj amerikanë që udhëtojnë në Poloni për të nderuar gjyshen e tyre, një e mbijetuar e Holokaustit.
U frymëzua për të bërë një histori pas vdekjes së tezes së tij të madhe Doris në moshën 106 vjeçare në vitin 2019. Ajo u rrit në Poloni, por iku në SHBA në vitin 1938. Anëtarët e tjerë të familjes që mbetën në Poloni u vranë gjatë Holokaustit.
Ai tha gjatë ceremonisë së nënshtetësisë: “Ndërsa po filmonim në Poloni, dhe po ecja rrugëve fillova të ndihesha shumë më rehat në këtë vend, ishe kaq e natyrshme lidhja, ndoshta sepse familja ime kishte jetuar në këtë vend për shumë më gjatë sesa në Nju Jork.
Presidenti Duda tha: "Jam i kënaqur që njerëzit nga përtej oqeanit e njohin trashëgiminë e tyre, pranojnë se paraardhësit e tyre vijnë nga Republika e Polonisë]dhe kërkojnë të krijojnë një lidhje me vendin tonë."
Eisenberg u nominua për një Oscar për shkrimin e filmit, ndërsa Kieran Culkin fitoi çmimin për aktorin më të mire jo protagonist.

