Këshilli i qarkut Shkodër i akordon Dr. Eqerem Hasanit 'Certifikatën e Mirënjohjes'

Këshilli i Qarkut Shkodër i akordoi Dr. Eqerem Hasanit “Certifikatën e Mirënjohjes” në vlerësim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në fushën e shëndetësisë dhe shërbimin ndaj pacientëve.

Gjatë ceremonisë, kreu i Qarkut, Edmond Ndou, dhe kolegët e tij e cilësuan Dr. Hasanin si një model të dedikimit dhe profesionalizmit në mjekësinë shqiptare.

Duke vlerësuar kontributin e tij të gjatë në fushën e shëndetësisë, Këshilli i Qarkut Shkodër, i ka akorduar Profesorit të asociuar, Dr. Eqerem Hasanit, “Certifikatën e Mirënjohjes”. 

Ky vlerësim vjen si një shenjë nderimi për përkushtimin e palodhur të Dr. Hasanit ndaj komunitetit, profesionalizmin e tij të lartë dhe humanizmin e pashoq që ka treguar ndër vite në shërbimin ndaj pacientëve.

Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës, kreu I Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, vlerësoi me nota të larta punën dhe kontributin e Dr. Hasanit, duke e cilësuar atë si një model të shkëlqyer të dedikimit dhe përkujdesjes në fushën e mjekësisë. 

Mes emocionesh doktor Hasani falenderoi kreun e qarkut për këtë nderim që i bën punës së tij, ndërsa theksoi se pacienti do të mbetet gjithmonë në qëndër të vemendjes.

Miq dhe kolegë të tij ndër vite që u bënë pjesë e kësaj ceremonie vlerësuan doktor Eqeremin për gjithcka i ka dhënë dhe vazhdon ti japë mjekësisë shqiptare.

Këshilli i Qarkut Shkodër e ka kthyer në traditë vlerësimin e personaliteteve që kanë dhënë dhe vijojnë të japin kontribut në fusha të ndryshme të jetës.