18 autorë aplikojnë për Fondin e Krijimtarisë Letrare për të Rinj

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit publikoi listën e aplikuesve për Fondin e Krijimtarisë Letrare për të Rinj.

Pak kohë më parë, QKLL dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapën thirrjen për të gjithë ata autorë të rinj që ende i kanë në dorëshkrime krijimet e tyre të para. Kjo thirrje ishte një mundësi për t’i transformuar dorëshkrimet në një libër.

Nëpërmjet këtij fondi, QKLL-ja synon të promovojë letërsinë e re shqipe, duke u ardhur në ndihmë autorëve të rinj shqiptarë për të botuar dhe për t’u bërë pjesë e një hapësire më të gjerë njohjeje përballë lexuesit.

Thirrja u drejtohet lëvruesve të poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri 35 vjeç. Nga aplikimet, i cili përfundoi në datën 1 mars, rezultoi që 18 autorë të rinj kishin aplikuar në Fondin e Krijmtarisë Letrare për të Rinj.

Ata janë:

1.     Antonio Çikollari “Pesë vdekje” – Albas

2.     Armand Braho “Dashuritë s’kanë diell” – Albas

3.     Thimi Gogo “Arti i braktisjes” – Albas

4.     Aleksandra Gjata “Robert Hendov” – Albas

5.     Liza Brozi “Vdekja e kukullës” – Albas

6.     Ira Koçi “Balada e dhembjes” – Albas

7.     Arbër Selmani “Testosteron” – Albas

8.     Sanja Hoxhallari “M’u përflak e vjetra retiçencë” – Albas

9.     Xhentiana Muskaj “Portreti i Shtjefnit” – Albas

10.  Ena Bulku “Pallati i dëshpërimit” – Ombra GVG

11.  Elvin Nuri “Shpikja e skandalit në idil” – Berk

12.  Anxhela Dautllari “Anahera: E fshehta në godinën e pestë” – Toena

13.  Xhenson Çela “Dëbime me forcë” – Mediaprint

14.  Rejvi Dervishi “Tabloja” – Mediaprint

15.  Rea Shundi “I dashur mik” – ACC

16.  Klenti Hodo “Ça t’ka shpirti” – Argeta – LMG

17.  Klea Dhima poezi – Argeta – LMG

18.  Florinda Dodaj “Me sytë e zemrës” – Muza