‘’Kur t'i drejtohesh Zotit nuk ke nevojë për ndërmjetës’’, Hoxha Haxhiu: Rreth besimit në Zot sillet e gjithë feja islame

Në emisionin “Kjo është koha”, Hoxha Bledar Haxhiu u shpreh se kur i drejtohesh Zotit nuk ke nevojë për ndërmjetës dhe se rreth besimit në Zot sillet e gjithë feja Islame.

Hoxha Haxhiu: Adhuruesit e vërtetë të Zotit nuk i drejtohen njerëzve.

Nuk vendosin midis tyre dhe Zotit ndërmjetës.

Prandaj Allahu i madhëruar dërgoi Profetët, të dërguarit, mesazhierët në mënyrë që njerëzit të mos devijonin majtas apo djathtas por të ishte qëllimi i jetës së tyre vetëm për Zotin.

Siç thotë Zoti në Kuran thuhej Namazi im, Kurbani im pra sakrifica ime, jeta dhe vdekja ime janë të gjitha vetëm për Zotin.