Zelenski “sherr” me SHBA-në, Burimi: Ajo që ndodhi në Dhomën Ovale ishte poshtërim edhe për Evropën
Takimi i tensionuar mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodimir Zelenski ka ndryshuar realitetet gjeo-politike, veçanërisht të vendeve të kontinentit të vjetër përballë supermacisë amerikane, e cila kërkon nga Zelenski t’i japë fund menjëherë luftës më Rusinë.
Për të kuptuar më shumë mbi atë që ndodhi në takimin mes dy krerëve të shteteve në Dhomën Ovale, por dhe pasojat që ajo bisedë mund të krijojë në të ardhmen i ftuar në studion e lajmeve ishte analisti dhe gazetari Genc Burimi.
“Unë e konsideroj atë që ndodhi edhe poshtërim të Evropës dhe pyetja që bëj ishte poshtërim i mirëmenduar apo doli jashtë kontrollit?!
Së pari Zelenski nuk ka asnjë interes për të hyrë në një konflikt të tillë me përkrahësit më të mëdhenj të Ukrainës.
Dhe askush nuk e di kush e fitoi e kush humbi nga ai takim.
Nëse kemi një përmbysje historike të aleancave, kjo nuk është në interesat as të vetë amerikanëve. Nëse sot SHBA prishet me Evropën kë do të ketë aleat.
Edhe dje në Britani u mor në shqyrtim plani i Trump-it franko-britanik, pra asgjë nuk ka përfunduar”, u shpreh në analizën e tij Genc Burimi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN GENC BURIMI

