Përfundon takimi mes presidentit ukrainas dhe Mbretit Charles
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2025, 21:26
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky pas përfundimit të Samitit në Londër me liderët europianë, udhëtoi në Sandrigrahm. Zelensky u takua me Mbretin Charles.
Takimi i cili zgjati gati një orë, tashmë ka përfunduar, shkruajnë mediat e huaja.
Në një deklaratë të shkurtër nga Buckingham Palace thuhej: “Këtë mbrëmje, Madhëria e Tij Mbreti priti Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në Sandringham House”.
Këto takime vijnë menjëherë pas bisedimeve të tensionuara mes Zelenskyt dhe presidentit të SHBA Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

