Samiti i liderëve të BE në Londër, Scholz: Ukraina ka nevojë për ushtri të fortë edhe pas përfundimit të luftës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se një fokus për aleatët e BE do të jetë të sigurojnë që Ukraina të ketë një ushtri të fortë kur të përfundojë lufta, në mënyrë që të mund të mbrohet kundër çdo agresioni të ardhshëm.

“Baza e gjithçkaje do të jetë një ushtri e fortë”, u tha ai gazetarëve pas takimit të liderëve evropianë në Londër.

Deklarata e Scholz  vjen ndërsa kryeministri britanik, Keir Starmer u kërkoi udhëheqësve evropianë të rrisin sigurinë në Evropë.

Scholz  tha gjithashtu se marrja e një rezultati të mirë për Ukrainën është jetike për sigurinë e çdo kombi këtu dhe shumë të tjerëve gjithashtu.