Primaret në PD/ Fillon procesi i numërimit të votave, konstatohen parregullsi në Konispol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2025, 20:52
Pas përfundimit të procesit të votimit ka nisur edhe numërimi i votave në disa qendra për primaret në Partinë Demokratike që u mbajtën këtë të shtunë.
Bëhet me dije se gjatë numërimi të votave në degët Konispol, Sarandë, Finiq dhe Delvinë janë konstatuar disa parregullsi në kutinë e Konispolit. Raportohet se në këtë kuti janë gjetur 20 fletë votimi më shumë se nga numri i personave që kanë firmosur në listë.
Nuk dihet ende se përse rezultojnë 20 fletë votimi më shumë, sakaq ende nuk është marrë vendim si do të procesohet me këtë kuti votimi.