Spektakël me dy fytyra dhe pa fitues, Laçi dhe Vllaznia ndahen në paqe…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2025, 20:19
Ka emocione, gola dhe spektakël, por nuk ka fitues ndeshja e sotme mes Laçit dhe Vllaznisë. Përfundoi në barazim 2-2 sfida, e cila pati dy fytyra dhe që hapi javën e 27-të të kampionatit Abissnet Superiore.
Pjesa e parë është dominuar nga Laçi, që ka mbyllur fraksionin e parë të lojës në avantazh të dyfishtë, falë golave të shënuar nga Myrta (11’) dhe Tresa (26’) nga pika e bardhë e penalltisë.
Vllaznia dominoi pjesën e dytë. Shënoi dy gola me Çobën (56’) dhe Mensah (64’), madje i afrohet disa herë golit të përmbysjes, por pa arritur që të shënojë golin e tretë.
Mbyllet në barazim 2-2 sfida në Laç dhe dy skyadrat detyrohen që të ndajnë nga një pikë. Kurbinasit ngjiten në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Vllaznia në kuotën e 46 pikëve në klasifikim.
