Kategoria Superiore/ Përballje të forta, njihuni me dy ndeshjet që luhen sot

Superiorja rikthehet sot me dy duele që luhen në orare të ndryshme.

Në orën 14:00, do të jetë një sfidë e fortë mes Laçit dhe Vllaznisë, ku të dyja ekipet duan fitoren për tu ngjitur në renditje.

Elbasani do të presë Partizanin në orën 17:00, ku verdheblutë duan tre pikët për të shkurtuar diferencën pikërisht me të kuqtë.

NDESHJET E SOTME

LAÇI-VLLAZNIA 14:00

ELBASANI-PARTIZANI 17:00