Kategoria e Parë/ Vora thyen Kukësin, Besa trumfon ndaj Apolonisë

Ndeshjet e Kategorisë së Parë dhuruan emocione. Sot e kishin radhën në fushë Vora kryesuese, si dhe Besa e Burreli që janë mes ndjekëseve, për të fituar ndeshjet si pritëse.

Vorës i ka mjaftuar një gol i Ruzgis në fillimin e pjesës së dytë për të siguruar tre pikët përballë Kukësit.

Ndërkohë, edhe Besa ka fituar me dy gola në pjesën e dytë ndaj Apolonisë. Kurse Burreli ka blinduar vendin e katërt duke mundur 1-0 Kastriotit, falë rrjetës së tundur nga Fetaj në fraksionin e dytë të lojës.

REZULTATET:

VORA 1-0 KUKËSI

BESA 2-0 APOLONIA

BURRELI 1-0 KASTRIOTI