Çipa: Takimi Trump-Zelensky për të formalizuar firmosjen e marrëveshjes për mineralet e Ukrainës
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 18:17
Eksperti i politikës së jashtme, Akri Çipa në një intervistë në Ora Neës u shpreh se takimi mes Trump dhe Zelenksyt është për të formalizuar firmosjen e marrëveshjes për mineralet e Ukrainës.
Çipa: Takimi është për të formalizuar firmosjen e kësaj marrëveshjeje.
Është një kërkesë që është bërë nga presidenti Zelenksy për të realizuar firmosjen.
Zelensky do të reflektojë më shumë kohezion dhe do përgjigjet të shfrytëzojë këtë mundësi për të vijuar dialogun politik me Trump dhe SHBA.
Përpjekja e Zelenksyt do jetë për të marrë garancinë e SHBA për tu angazhuar në raport me garancitë e sigurisë në të ardhmen.
