Shameti analizon Champions League-n: Surpriza ishin eliminimi i Milanit dhe Juventusit
Ish-Futbollisti, Ylli Shameti në një intervistë në Ora News analizoi Champions League ku u shpreh se surprizat ishin eliminimi i Juventusit dhe Milanit.
Shameti: Patjetër që Atletico kundër Realit do jetë një ndeshje shumë e bukur.
Eksperienca që ka Reali në këtë kompeticion i jep statusin e favoritit.
Mënyra sesi Liverpooli është paraqitur në kampionat por edhe në Champions i jep statusin e favoritit ndaj PSG.
Besoj se Liverpooli në drejtimin e Slot do jetë favorit.
Unë mendoj se e vetmja surprizë e madhe dhe që unë kisha shumë besim se mund të kalonte më tej ishte Atalanta.
Sepse ka treguar një futboll të bukur.
Ndërsa Milani shfaqi të njëjtat probleme që po shfaq edhe në kampionatin Italian.
Ndërsa Juventusi në krahun tjetër është një skuadër në ndërtim.
Surpriza të vogla ishin Milani dhe Juventus në mënyrën sesi edhe skuadrat përkatëse PSV dhe Feyenoord luajtën.
