Çmimi i energjisë në Kosovë do të shtrenjtohet/ Kompanitë kanë dorëzuar aplikimin për rishikim të tarifave
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO], kane kerkuar shtrenjtimin e energjise elektrike ne Kosove.
Lajmi eshte bere i ditur nga Kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike, Ymer Fejzullahu, i cili ka deklaruar se kompanite ne fjale kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave te reja, duke shtuar se ne fund te muajit mars pritet qe bordi te dale me propozime te reja per kete çeshtje.
Ndaj kërkesave të kompanive për rritje të çmimit të energjisë ka reaguar opozita. Ata kanë bërë me dije se qeveria aktuale e ka përgatitur terrenin për ngritje të çmimit të rrymës.
Zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së kanë drejtuar gishtin nga Qeveria Kuti. Nga rradhet e LDK ka reaguar Hykmete Bajrami, e cila kerkon qe qytetarët e Kosovën të dinë, nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti se në këtë mandat nuk ka bërë asnjë investim për shtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë.
Çfarë ka bërë qeveria Kurti për të rritur prodhimin e energjisë? Zero nvestime në kapacitete gjeneruese që nga viti 2021: Asnjë projekt i ri për prodhimin e energjisë, Asnjë investim në kapacitetet ekzistuese, Asnjë strategji për uljen e varësisë nga importi. Për 4 vite, qeveria ka lënë vendin në mëshirën e çmimeve të importit, ndërkohë që qytetarët paguajnë fatura gjithnjë e më të larta.
Nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë, kjo nuk do të jetë hera e parë që ndodh në Qeverinë Kurti. Në këtë mandat qeverisës, fatura e energjisë elektrike janë ngritur disa here, ndersa ne mbyllje te vitit te kaluar, ne prag te festave dhe ne temperature me minus, vendi kaloj disa dite pa energji elektrike.
