Polonia përgatit paketën e re të ndihmës prej 200 milionë eurosh për Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 08:10
Polonia po përgatitet të transferojë një grup tjetër ndihme ushtarake në Ukrainë me vlerë më shumë se 200 milionë euro, tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Polonisë Wladysław Kosiniak-Kamysz pas një takimi të Kabinetit të Ministrave.
“Ne i kemi dhënë Ukrainës me shumë donacione. Tani po përgatisim paketën e radhës, të 46-tin me vlerë më shumë se 200 milionë euro,” tha Wladysław Kosiniak-Kamysz.
Në dhjetor 2024, kryeministri polak Donald Tusk njoftoi se Polonia do t’i siguronte Ukrainës këstin e 45-të të ndihmës me vlerë 100 milionë euro.
