RAPORTI I PLOTË/ Bilanci i Kushtetueses për 2024-n, Zaçaj: S’ka stok jashtë afateve proceduarale, kemi dhënë 42 vendime unanime (VIDEO)

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka bërë një rezyme të punës së gjykatës që drejton përgjatë vitit 2014, teksa në mars i përfundon mandati si anëtare.

Në një konferencë për mediat në bilancin e  punë se Gjykatës Kushtetuese gjatë vitit 2024, Zaçaj ndër të tjera tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë stok jashtë afateve procedurale, pasi mesatarja e shqyrtimit të çështjeve është 8 muaj.

Gjithashtu u shpreh se Kushtetuesja ka marrë vlerësime pozitive nga ndërkombëtarët, ndërsa në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, Zaçaj tha se ishte një mosmarrëveshje e zgjidhur nga ana e Kushtetueses.

“Mesatarja e shqyrtimit të çështjeve është 8 muaj, nuk ka stok jashtë afateve proceduariale. Gjykata Kushtetuese ka marrë vlerësime pozitive.

Viti 2024 ishte një vit dinamik për Gjykatën Kushtetuese e cila ka respektuar afatet proceduriale për çdo dosje dhe çështje. Gjatë vitit 2024, Gjykata Kushtetuese dha 42 vendime unanime.

Gjykata Kundërshtuese ritheksoi detyrimin Kushtetues për zbatimin nga të gjitha organet shtetërore të vendimeve të saj, mbi këtë parim Kushtetues, ajo zgjidhi mosmarrëveshjen e kompetencës mes pakicës parlamentare dhe Kuvendit të lindur për shkak të moszbatimit nga ky i fundit të vendimit të Gjykatës për dërgimin e çështjes së deklarimit të papajtueshmërisë të mandatit të një deputeti. Gjykata i dha kuptim eshte mandatit të lirë, duke theksuar se ai nuk kuptohet si një liri absolute“, u shpreh Zaçaj.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese iu përgjigj interesit të medias, lidhur me disa pretendime se gjyqtarët e këtij institucioni janë në përgjim, për të cilat Zaçaj tha se nuk ka asnjë informacion.

“Në lidhje me pyetjen tuaj Gjykata nuk ka asnjë informacion në lidhje mesa është shkruar për një përgjim të mundshëm apo të pretenduar ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pasi u informua në lidhje me këto lajme, trupa vendosi që t`i drejtohej zotit Altin Dumani me kërkesë për informacion, për ndonjë kallëzim apo hetim ndaj ndonjë gjyqtari, për sa kohë që veprimet e pretenduara i referohen një vendimmarrjeje konkrete të Gjykatës ku vetë SPAK është palë. Shkresa është dërguar zyrtarisht ditën e mërkurë, datë 19 shkurt. Ende nuk kemi një përgjigje zyrtare nga ai institucion.

Ndërkohë që si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese informova zotin Dumani se nuk jam vënë në dijeni nga asnjë gjyqtar për ndonjë ndërhyrje apo ushtrim të ndonjë forme ndikimi të papërshtatshme nga avokatë, funksionarë politikë, publikë ose subjekte të tjera, bazuar në nenin 10, pika 3, të ligjit organik.

Gjykata mbështet çdo veprimtari të organeve ligjzbatuese në ushtrim të juridiksionit të tyre, gjithmonë në përputhje me kompetencat që i njeh Kushtetuta dhe ligji”, u pergjigj Zaçaj.

RAPORTI I PLOTE

Dokumenta bashkëngjitur