Zelensky "ftillohet": I gatshëm të jap dorëheqjen për paqen ose anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Volodymyr Zelensky mund të largohet nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë ose hyrjes së vendit në NATO, sipas të përditshmes italiane “adnkronos”.
Vetë presidenti ukrainas e tha shprehimisht në prag të përvjetorit të tretë të luftës: “Po, do të isha i lumtur, nëse do të ishte për paqen në Ukrainë”.
“Nëse më duhet të largohem nga posti im, unë jam gati ta bëj këtë, dhe mund ta bëj këtë edhe në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO”, shtoi ai.
“Unë sigurisht që nuk do t’i përkufizoja fjalët e përdorura nga Trump si një kompliment”, tha Zelensky lidhur me deklaratën e fundit të presidentit amerikan, i cili e quajti atë “diktator”
“Njeriu do të ofendohej nga fjala diktator nëse do të ishte diktator. Unë nuk jam. Unë jam presidenti i zgjedhur ligjërisht”, tha Zelensky.
Zelensky tha më vonë se “ne po bëjmë përogres” në negociatat me autoritetet amerikane për tokat e rralla në këmbim të ndihmës për sigurinë e Ukrainës.
Në një konferencë për shtyp në Kiev, Zelensky konfirmoi atë që ishte parashikuar më herët nga i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff, i cili tha se priste qe marrëveshja për mineralet të arrihej në fillim të kësaj jave.

