Dom Gjergj Meta: Gjendja e Atit të Shenjtë kritike, por ka stabilizim pas trajtimeve…
Në një postim të fundit, Dom Gjergj Meta ka dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të Atit të Shenjtë, Papa Francesku, duke theksuar se ajo mbetet ende kritike, por ka pasur përmirësime të vogla.
Ai nënvizoi se që nga mbrëmja e djeshme, Papa nuk ka përjetuar më kriza të tjera frymëmarrjeje dhe ka marrë trajtime të suksesshme me rruaza të kuqe dhe oksigjen me flukse të larta.
Ndërkohë, disa analiza kanë treguar një pamjaftueshmëri të lehtë të veshkave, por kjo është nën kontroll. Në mëngjes, Papa mori pjesë në Meshën e Shenjtë, duke treguar që është i vetëdijshëm dhe i orientuar. Megjithatë, mjekët janë të kujdesshëm dhe nuk japin një parashikim të qartë për ecurinë e sëmundjes.
BULETINI MJEKËSOR i gjendjes shëndetësore të Atit të Shenjtë në ditën e sotme 23/02/2025
“Gjendja e Atit të Shenjtë mbetet kritike; megjithatë nga dje mbrëma nuk ka paraqitur kriza të tjera frymëmarrjeje. Janë dhënë dy njësi rruazash të kuqe të përqendruara me sukses dhe me rikthimin e vlerës së hemoglobinës. Ka mbetur e njëjtë vlera e trombociteve; megjithatë disa analiza të gjakut tregojnë një pamjaftueshmëri fillestare dhe të lehtë të veshkave, por që është nën kontroll.
Vijon terapia me oksigjen me flukse të larta nëpërmjet vrimave të hundës. Ati i Shenjtë vazhdon të jetë i vetëdijshëm dhe i mirëorjentuar. Vështirësia e kuadrit klinik dhe pritja e nevojshme në mënyrë që terapitë me ilaçe të japin ndonjë efekt, na detyrojnë që të mos shprehemi rreth ecurisë së sëmundjes. Përgjatë mëngjesit pranë apartamentit të përgatitur në katin e 10-të ka marrë pjesë në Meshën e Shenjtë bashkë me të gjithë ata që këto ditë po kujdesen për të.”
