Dosja “Goro”/ GJKKO rrëzon Gentian Sulën! Biznesmeni kërkoi heqjen e sekuestros të apartamentit te Garda
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Gentian Sula për heqjen e sekuestros nga apartamenti 81 metra katror që iu sekuestrua si pronë e Jorgo Goros, apartament, i cili ndodhet pranë Gardës së Republikës në kryeqytet.
Sipas SPAK-ut, kjo ishte një pronë e fshehur dhe e padeklaruar nga ish-kryebashkiaku i Himarës, por biznesmeni Sula ka pretenduar në gjykatë që apartamenti është i tij dhe ia kishte lënë në përdorim.
Biznesmeni iu drejtua GJKKO-së për heqjen e sekuestros. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili e ka rrëzuar.
Për Jorgo Goron prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burgim, ndërkohë kërkoi dhe konfiskimin e apartamentit.
Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, si dhe fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

