Zgjedhjet në Gjermani/ Reagon Trump: Ditë historike, fitore e madhe për konservatorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2025, 20:59
Presidenti i SHBA-ve, Donald trump, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Gjermani, ku sipas sondazheve fituese është CDU/CSU e Friedrich Merz. Përmes një postimi në “Truth Oscial”, Trump shprehet se kjo është një ditë historike për Gjermaninë.
“Duket sikur Partia Kosnervatore në Gjermani ka marrë një fitore të madfhe në këto zgjedhje. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët u lodhën nga agjenda pa sens. Sidomos nga energjia dhe emigracioni, që ka mbizotëruar gjithë këto vite. Kjo është një ditë historike për Gjermaninë, për SHBA, nën lidershpini e një zotërie që quhet Donald Trump. Urime të gjithëve, për më shumë fitore të tjera”, shkruan Trump.