Lëndoi burrin në qendër tregtare, policia arreston 28-vjeçarin në Austri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2025, 12:00
Policia zvicerane ka arrestuar një 28-vjeçar australian të dyshuar për plagosjen e rëndë të një burri 41-vjeçar në një dyqan në qendër të Cyrihut.
Motivi i sulmit të ndodhur të shtunën mbetet ende në hetim.
I dyshuari u arrestua në vendngjarje, ndërsa viktima u transportua në spital për trajtim mjekësor.
Policia ka refuzuar të japë më shumë detaje mbi identitetin e viktimës dhe të autorit, duke theksuar se hetmet janë ende në proces.
