Fundi i imitimit të markave/ Projektligji që parashkon masa ndaj abuzueve kalon për diskutim në Kuvend

Ligji i propozuar për markat synon të ndalojë dhe ndëshkojë tregtarët që shesin produkte të falsifikuara. Ky ndryshim ligjor, i cili përfshin masa si sekuestrimi i mallrave dhe dëmshpërblimi për pronarët e markave, është pjesë e përafrimit me standardet e BE-së dhe pritet të diskutohet në komisionet parlamentare para votimit.

Tregtaret qe shesin veshje apo aksesore te imituara nga marka te njohura pritet te ndalohen dhe denohen me ligj.

Kete parashikon ligji per markat i propozuar ne Kuvend nga qeveria qe synon te ndalojee abuzimin me markat e njohura duke mbrojtur bizneset dhe konsumatoret.

Me rregullat e reja, tregtaret qe perpiqen te mashtrojne konsumatoret duke shitur produkte te imituara si origjinale do te perballen me pasoja deri ne paditijen nga pronarët e ligjshëm dhe sekuestrrim te mallit.

Madje sipas nenit 87 pronari markes ka te drejten edhe te demshperblimit për dëmet që mund t’i jenë shkaktuar si rezultat i përdorimit të paautorizuar të markës së tij nga tregtare abusive.

Në pjesën e draftit të projektligjit, përmendet një aspekt i rëndësishëm që ka të bëjë me rolin e autoriteteve doganore.

Kur pronarët e markave regjistrojnë një shkelje, ata mund të kërkojnë veprime nga autoritetet doganore për të ndaluar futjen e mallrave të falsifikuara në treg.

Ky ndryshim ligjor është gjithashtu pjesë e përpjekjeve për të përafruar rregullat e tregtisë me standardet e BE, duke vënë barriera më të forta ndaj atyre që përpiqen të përfitojnë nga emrat e markave të mëdha në mënyrë të paligjshme.

Pritet që drafti të kalojë në diskutime në komisionet parlamentare përpara se të hidhet në votim