VIDEO/ Shembet çatia e qendrës tregtare, 78 të lënduar

Të paktën 6 persona u vranë dhe 78 të tjerë u plagosën, kur u shemb një çati në një zonë ngrënieje brenda një qendre tregtare në Peru të premten.

Kamerat e sigurisë së dyqanit kapën momentin e tmerrshëm kur një strukturë e madhe metalike shtypi burra, gra dhe fëmijë.

Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Zhvillimit dhe Përfshirjes Sociale që ndodheshin në vendngjarje raportuan se ‘jozyrtarisht janë gjashtë të vdekur’ dhe shpresojnë që struktura e madhe që u shemb të mund të hiqet në ditët në vijim.

Pak orë pas aksidentit tragjik, u zbuluan detaje për ankthin dhe terrorin e përjetuar nga qindra persona që kishin shkuar në qendrën tregtare. Ekipet e shpëtimit u detyruan t'i presin këmbën një 25-vjeçari për ta nxjerrë nga rrënojat.

Pak minuta para shembjes, një baba postoi një foto në rrjetet sociale të foshnjës së tij trevjeçare me të cilën kishte shkuar në qendër tregtare për të festuar ditëlindjen. Pamjet e publikuara tregojnë babain e plagosur duke u zvarritur nëpër rrënoja, por pa foshnjën në krah.