Reshjet e dendura të borës përfshijnë Stambollin, anulohen fluturimet, mbyllen dhe shkollat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2025, 18:39
Për shkak të reshjeve të dendura të borës në Stamboll, të cilat vazhdojnë prej tre ditësh, qarkullimi i anijeve në Bosfor është mbyllur sot në të dy drejtimet.
Lajmi u njoftua nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.
Turkish Airlines gjithashtu njoftoi se disa fluturime për dhe nga aeroporti i Stambollit, të cilat ishin planifikuar për nesër, janë anuluar për shkak të reshjeve të borës, raportojnë mediat turke.
Gjithashtu shkollat në Stamboll do të mbyllen të hënën për shkak të ngricave.
