Poli i Dijes në Universitetin e Korçës për zhvillimin e programeve e reja inovative

Në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë po vijon puna me intensitet për ndërtimin e Polit të Dijes, një investim i rëndësishëm për studentët dhe pedagogët.

Kreu i grupi parlamentar të PS-së, deputeti Niko Peleshi thekson se ky transformim infrastrukturor do ta çojë universitetin e Korçës në një nivel të ri duke e bërë më konkurrues dhe të lidhur me partnerë ndërkombëtarë.

Peleshi nënvizon se “programet e përbashkëta inovative me partnerë ndërkombëtarë, afrimi i pedagogëve nga diaspora, ngritja e qendrave të kërkimit shkencor në bashkëpunim me sipërmarrjen në fusha me interes për zhvillimin, tashmë janë në planin e ri të punës së Universitetit tonë”.

Sipas tij, shenjat e para të drejtimit të ri të Universitetit janë shumë pozitive.

Poli i Dijes në Universitetin e Korçës për zhvillimin e

Restaurimi i ndërtesës historike të ish-senatoriumit (dhuruar nga filantropi Thoma Turtulli) dhe ndërtimi i një kompleksi të ri të dijes po kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Kjo njësi e re do të jetë një hapësirë e shtuar për universitetin, për të zhvilluar programet e reja inovative.

Me këtë kompleks, Universiteti “Fan S. Noli” siguron një infrastrukturë moderne për të akomoduar jo vetëm studentët korçarë, por edhe të tjerë nga Shqipëria dhe vendet e rajonit.