Mbappé me 'tri yje' ndaj Manchester City: Leverkusen apo Atletico? Ja cilin rival preferoj në 1/8 finale
Që është një fenomen, këtë nuk e zbulojmë sot, por është e natyrshme të befasohemi sa herë që thyen rekorde, sa herë që përmirëson shifra, të cilat tashmë janë mbresëlënëse prej vitesh. Kylian Mbappé la përsëri gjurmën e tij, fuqishëm, me tre gola, edhe në ndeshjen e mbrëmshme mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, e vlefshme për fazën e "play off"-it të Champions League, duke i çuar “Los Blancos” me hapa të mëdhenj drejt 1/8 finale.
Sulmuesi francez, me dy golat e parë të shënuar, arriti një moment historik të rëndësishëm. Siç raportohet nga ekspertët e statistikave në Opta, në moshën 26 vjeç e 61 ditë, ish-lojtari i Paris Saint-Germain ka marrë pjesë në 500 gola midis klubeve dhe kombëtares, në të gjitha kompeticionet (358 gola dhe 142 asiste). Më pas, ai e çoi këtë numër në 501, duke u konfirmuar si një nga futbollistët e destinuar të bëjnë histori.
"Bayer Leverkusen apo Atletico Madrid në 1/8 finale? Të dyja skuadrat janë të forta, por unë do të preferoja Atletico Madrid, të paktën kursejmë një udhëtim", – u shpreh Mbappé, i lumtur në maksimum, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Ja deklaratat e tjera pikante të Mbappe, pas fitores 3-1 ndaj Manchester City në "Bernabeu":
![]()
“Për mua, të luaj për Real Madridin është më e rëndësishme se Topi i Artë” ![]()
![]()
“Kam marrë DASHURI nga madrilenët edhe para se të nënshkruaja këtu… Kanë kaluar shumë vite, por kudo që të jem, madrilenët më japin shumë dashuri. Tani si lojtar i tyre, edhe më shumë”.
![]()
“Periudha e adaptimit tim te Real Madridi ka MBARUAR. Tani është koha të tregoj personalitetin dhe aftësitë e mia”.
![]()
“E thashë në dhjetor, nuk mbërrita këtu për të luajtur keq. Kjo është shumë e qartë”.
“Si ndihem? Epo, ndihem se jam në KLUBIN MË TË MIRË NË BOTË”.
![]()
“Tifozët që thërrasin emrin tim? Është një ËNDËRR. Një ëndërr e duhur. Është diçka, që nuk mund ta shpjegoj”.

