Kosova numëron votat, Hoti: Puna për formimin e Qeverisë së re nuk do jetë e lehtë. Më pas asaj i duhet të heqë sanksionet e BE
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot numrin e votave që kanë fituar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, pas numërimit të 90.41% të votave në vendvotime.
Në një intervistë në studion e lajmeve dedikuar shqiptarëve në “Ora News” analisti Agron Hoti, theksoi se ajo që duhet vlerësuar është procesi i votimeve nga qytetarët e Kosovës, ku nuk u shënua asnjë incident, si në asnjë vend tjetër në rajon.
“KQZ-ja me problemet me faqen e saj e prishi atë lezetin e procesit zgjedhor dhe tashmë jemi drejt fundit. Dhe nëse do të numërohen votat e diasporës nuk pritet të ketë ndryshim të shifrave, e më pas të nisë gara për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, e cila nuk do të jetë një punë shumë e lehtë.
Pasi asnjëra nga partitë opozitare dhe ajo që është në pushtet nuk i kanë numrat për të bërë një koalicion qeverisës”, u shpreh në analizën e tij Agron Hoti.
Po ashtu, Hoti theksoi se Qeveria e re ka një detyrë madhore që duhet të heqë sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTI AGRON HOTI

