Ancelotti: Jam krenar për ekipin tim, treguam karakter dhe cilësi në fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 09:45
Pas fitores 3-1 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt dhe kualifikimit bindës në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh: “Kemi zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer kundër një kundërshtari të fortë si Manchester City.
Jam krenar për skuadrën time; treguam karakter dhe cilësi në fushë.
Mbappe ishte i jashtëzakonshëm me tripletën e tij, por e gjithë skuadra kontribuoi në këtë fitore të rëndësishme.
Tani duhet të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme dhe të vazhdojmë me këtë ritëm”.
