Fuqizimi i nënstacionit elektrik në Tiranë/ Balluku inspekton punimet për rikonstruksionin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 14:19
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet për rikonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi.
Balluku u shpreh se punimet do të përfundojnë 1 vit para afatit të parashikuar, teksa shtoi se përmirësohet cilësia e furnizimit me energji për 25 mijë banorë dhe biznese.
Ndër të tjera, Balluku deklaroi se po kryhen punime dhe në nënstacione të tjera elektrike.
