Softa: Aktiviteti kriminal ku janë të përfshirë edhe njerëz të ligjit mbetet shumë shqetësues në vend
Është organizuar një operacion i madh policor për goditjen e trafikut të drogës ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
Gjatë fazës hetimore janë sekuestruar 900 kg marijuanë transportuar me skafe nga Vlora në Puglia, 10 kg hashash e shumë doza heroinë.
Gjatë fazës hetimore janë ndaluar në flagrancë 147 persona e janë sekuestruar 90 mijë euro cash.
Për të mësuar më shumë mbi këtë operacion ndërkombëtar, eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një intervistë për “Ora Neës” theksoi se mbetet për t’u parë se kush janë dhe deri ku shtrihen aktivitetet e këtij grupi kriminal.
“Në disa raste janë parë që persona përkojnë edhe në territorin shqiptar, por dhe në territore të tjera duke filluar nga Amerika Latine. Në këtë aktivitet raportohet se ka qenë edhe një person në territorin shqiptar i cili rezulton se është i ndaluar në burgjet shqiptare.
Të gjitha ato operacione të suksesshme ndërkombëtare kanë qenë ato operacione që kanë qenë të bashkërenduara dhe të bashkorganizuara me partnerët ndërkombëtarë. Dhe këto operacione kanë pasur hetime afatgjatë dhe të thelluara, ndaj kanë shkuar direkt tek arrestimet.
Sepse ka përfshirje, ku nuk janë të pakta rastet ku punonjës policie kanë qenë të përfshirë apo organizonin grupet të cilët kanë qenë arrestuar, ka pasur raste kur një punonjësi policie tek “Kodra e Diellit” në një makinë luksoze i janë gjetur 120 mijë euro brenda, që janë lekë të marra nga këto aktivitete kriminale.
Dhe këtë e ka evidentuar edhe vetë SPAK-u, ku niveli i përfshirjes së personave me pushtet janë tipike për këto ngjarje dhe aktiviteti kriminal i këtyre grupeve ku janë të përfshirë dhe njerëz të ligjit mbetet shumë shqetësues”, theksoi Softa.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E SIGURISË FAJTON SOFTA

