Xhaferri: Hetimi i Veliajt për gardërobën e gruas së tij është dështim i drejtësisë shqiptare

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri në një intervistë në Ora News u shpreh se hetimi i Veliajt për gardërobën e gruas së tij është një dështim i drejtësisë shqiptare.

Xhaferri: Kjo vazhdon në vazhdën e një hetimi që Veliajt po i bëjnë për pasurinë familjare dhe ku janë përfshirë besoj përveç vjehrrës edhe mamaja e krytetarit të bashkisë por po ashtu edhe vëllai.

Mua nuk është se më ngroh shumë se dikush do dënohet për gardërobën e gruas apo për hetime që mund të bëjnë pikërisht për pasurinë personale që mund të kenë akumuluar ajo që është e dukshme se shumica patjetër që ai e ka të fshehur.

Për mua Veliaj nëse ka një lajm të mirë është pikërisht nëse do nisi me të vërtet një hetim serioz për inceneratorin.

Për këtë gjë opozita ka protestuar për 45 javë para bashkisë.

Nëse do nisë një hetim serioz për skemën ‘’5D’’ ku Veliaj është i përfshirë.

Nëse do nisë një hetim serioz për pastrimin e parave në ndërtim nga mafia italiane e shqiptare të cilat kanë krijuar pasoja të pariparueshme për rininë shqiptare pasi nuk arrijnë të blejnë një shtëpi në Tiranë.

Një hetim serioz për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe një hetim serioz për shembjen e teatrit.

Ne për ato presim që të ketë hetime serioze.

Veliaj është sot nën masë sigurie për gardërobën e gruas dhe për mua kjo është një dështim i drejtësisë shqiptare.