Temperaturat zbresin deri në -5 gradë, rrugët e Bulqizës ‘pushtohen’ nga akulli

Ulja e temperaturave gjatë ditëve të fundit, ka sjellë edhe prezencën e ngricave në zonën e Bulqizës dhe Matit.

Termometri ka zbritur deri në -5 gradë Celsius, ndërsa rrugët e qytetit të Bulqizës janë pushtuar nga akulli.

Ngricat kanë sjellë probleme edhe në Mat, në segmentin e Rrugës së Arbrit ku dhjetëra makina kanë mbetur në rrugë për shkak të prezencës së akullit në rrugë. Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të presin kriposjen e rrugës.