Aksioni në Tiranë/ Policia e Shtetit në konferencë: U arrestuan 27 persona, ja çfarë u sekuestrua

Policia e Shtetit ka zhvilluar një konferencë për shtyp lidhur me aksionin e zhvilluar kundër lëndëve narkotike.

“Si rezultat i punës u finalizua operacioni “Blic 34” dhe u ekzekutuan masat e sigurisë.

Hetimet kanë zgjatur prej fillimit të vitit 2025 dhe është dokumentuar shpërndarja e lëndëve narkotike”, tha drejtori i policisë Tiranë Elton Alushi.

Aksioni është zhvilluar në disa zona në Tiranë dhe janë arrestuar 27 shpërndarës drogë.

Shtetasit e arrestuar, shpërndanin lëndë narkotike edhe pranë ambienteve të shkollave.

Gjithashtu janë sekuestruar 12 kilogramë kanabis, 150 doza heroinë, 500 doza ekstazi.

Gjithashtu janë sekuestruar, 8 armë zjarri, 6 armë gjahu si edhe tre armë sportive.