Aksident në Thumanë, ndërron jetë këmbësori, shoqërohet në polici shoferi

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Informacione paraprak

Krujë/Më datë 17.02.2025, rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.