Diaspora pjesëmarrëse në zgjedhje/ Kortoci: Mundësia për të votuar nuk është e mjaftueshme...
I ftuar në studion e lajmeve të "Ora News", në një transmetim të drejtpërdrejtë në "Skype" nga SHBA, ishte aktivisti, Sadri Kortoci, për të folur për pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhje.
"Mundësia për të votuar nuk është e mjaftueshme pasi vetë ligji që u aprovua duket sikur qeveria e Ramës nuk e do diasporën të votojë.
Ato që kanë ikur nga Shqipëria, një pjesë i janë bashkuar familjeve, një pjesë kanë shkuar për një pagesë më të mirë pune, pjesa tjetër që kanë ardhur këto 10-15 vitet e fundit janë të pakënaqur për nga mënyra sesi është qeverisur ai vend.
Nuk mund të krahasosh një votues në Shqipëri me një votues të diasporës pasi këtu njerëzit mendojnë në bazë të sistemit ku vijnë, ndryshojnë mendimet.
Diaspora është faktor për ndryshime në Shqipëri, por sa do arrij diaspora të ndryshoj fatin e sistemit atje ka pikëpyetje.
Shqipërarët të cilët nuk kanë dokumentat e përshtatshme nuk mund të votojnë", u shpreh Kortoci.
