Fier/U ndërprenë rrugën bagëtitë, dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, vdes çobani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 19:59
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në në Roskovec.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor rural Marinzë- Suk 1 , ku dy automjete tip “ Benz” janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë dëmtuar mbi 30 krerë dele dhe ka mbetur i plagosur cobani i tyre.
Menjëherë ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Sipas njoftimit të policisë Fier, viktima është Festim Gllava, ndërsa të plagosur nga aksidenti kanë mbetur dhe 2 drejtuesit e mjeteve.
dërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor i cili po kryen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.