Theu arrestin e shtëpisë, arrestohet 40 vjeçari në Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan një shtetas 40 vjeçar, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

” Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.” , njofton policia.