Ledjoni vë në vështirësi Eglin, banorja flet për Olsin: Mund të shkruaj roman...

Me rastin e festës së Shën Valentinit "Vëllai i madh" i ka kërkuar banorëve t'i shkruajnë një letër dashurisë aë tyre më të madhe.

Egli zgjodhi ti shkruaj Gjestit.

Moderatori, Ledjon Liço e pyeti banoren nëse Gjesti është dashuria e saj më e madhe, pyetje që duket se e vuri në vështirësi Eglin për t'u përgjigjur.

"Nuk e di nëse ka një njësi matëse që e bën një ndjenjë më të fortë se tjetrën. Nuk është se unë njoha Gjestin dhe për herë të parë ndjeva emocione që nuk i kam ndjerë më përpara. Nuk bazohem të kujtoj një të shkuar. Njerëzit janë të ndryshëm. Nuk dua të nisem nga një eksperiencë e kaluar. Jo se unë nuk mund ti shkruaj ato, unë mund të shkruaj ndoshta dhe roman për mirënjohjen dhe respektin për atë marrëdhënie që mua më rriti", u shpreh Egli.